Salah dhe Van Dijk jashtë ndeshjes së sotme

Golashënuesi më i mirë i Liverpool-it, Mohamed Salah dhe mbrojtësi Virgil van Dijk janë përjashtuar nga ndeshja vendimtare e së martës në Premier League në Southampton.
Dyshja u nda gjatë fitores së së shtunës në finalen e FA Cup ndaj Chelseat në Wembley – Salah me një problem në ijë, Van Dijk me një dëmtim në gju, përcjell portali rtv21.tv
Trajneri i Reds, Klopp është i bindur se të dy do të kthehen në finalen e sezonit të së dielës kundër Wolves në Anfield.
“Ata mund të përfshihen sërish në fundjavë”, tha Klopp.
“Është shumë pozitive. Ne jemi realistë për ndeshjen e Wolves, por për nesër, [ne do të] preferonim jo.”
Salah është aktualisht golashënuesi më i mirë i Premier League me 22 gola këtë sezon.
Fabinho është jashtë ndeshjes të së martës për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa Andy Robertson, i cili pati ngërç të shtunën, është gjithashtu në dyshim.
Liverpool është pas liderit të Premierligës, Manchester City me katër pikë, me udhëtimin në Southampton në ndeshjen e tyre. Humbja në St
Mary’s Stadium do t’i jepte fund mundësive të tyre për titull.
Dyshja e Southampton, Fraser Forster dhe Stuart Armstrong mund të jenë në dispozicion këtë javë, qoftë për vizitën e Liverpoolit ose në Leicester të dielën.
Të dy kanë pasur probleme me shpinën dhe gjurin dhe janë rikthyer në stërvitje vetëm në fundjavë./21Media

Back to top button