Salernitana prish festën e Napolit

Napoli nuk ke arritur që të shpallet kampion e Italisë para tifozëve të vet pasi është ndalur me barazim 1-1 nga Salernitana në “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e Luciano Spallettit kishte mundësinë të shpallej kampion me fitore eventuale pas disfatës së Lazios nga Interi, por nuk e vëri këtë.

Vendasit kaluan në epërsi më minutën e 62’ me golin e Oliveras, por festa e tyre u prish kur në minutën e 84’, Dia barazoi shifrat.

Gjithsesi, Napoli mund të shpallet kampion në xhiron e radhës, dhe kjo do të ishte hera e tretë, derisa titullin e fundit e kishte fituar në vitin 1990.

Back to top button