Kaloni te përmbajtja kryesore

Salihu: Qasja dhe veprimet e LVV-së prej fillimit kanë qenë bllokuese

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, në një përgjigje për rtv21 ka kritikuar LVV-në se për interesa dhe skenarët e këtij subjekti politik për bllokim të konstituimit të Kuvendit po i shfrytëzon gratë deputete dhe familjet e tyre. Sipas saj, deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi, e cila nuk votoi për kandidatën për kryetare të Kuvendit, Donika Gërvalla, ka vepruar drejtë.

“LVV-ja po shfrytëzon deputetët e saj për ta vazhduar bllokadën sepse e din shumë mirë që kandidatët që i ka propozuar nuk e kanë shumicën për tu bërë kryetare e Kuvendit. Mendoj se LVV-ja po i shrytëzon edhe gratë dhe familjet e tyre, edhe të kaluarën e tyre sepse LVV-ja asnjeherë nuk i kursyer as garë dhe as familjet e tyre. Unë mendoj se Shqipe Selimi dje veproj drjetë sepse përtej partisë politike familja është shumë më e rendësishme”, tha Salihu.

Deputetja Salihu tha se që nga fillimi i seancave për konstituimin e Kuvendit LVV-ja ka qasje bllokuese.

‘’Prej ditës së parë e deri me sot, në vazhdimësi kur i kemi mbajtur seanca qasja e LVV-së ka qenë bllokuese, por jo vetëm qasja edhe veprimet e tyre kanë qenë bllokuese. Në asnjë moment LVV-ja në krye me Albin Kurtin dhe me kryesuesin e seancës Avni Dehari nuk kanë pasur interes që ta zhbllokojnë këtë situatë dhe këtë ngërç politik. E pam edhe dje që me dy propozimet për kandidate për kryetare të Kuvendit ata nuk kën qëllim që të zhbllokojnë këtë situtatë edhe pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht që e vetmja e mirë në seancën që e mbajtëm pas publikimit të akgjykimit ishte që LVV-ja e pranoi gabimin e saj dhe u kthye tek rendi kushtetuese’’., tha Salihu./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button