Salihu: Radoiçiqi mund të arrestohet nga secili shtet posa të del nga Serbia edhe nga Kosova

Profesori i së drejtës Penale, Ismet Salihu tha për RTV21 se pas lëshimit të fletarrestit nga Interpoli, Millan Radojçiq mund të arrestohet posa të del nga Serbia.

Sipas tij, arrestimi i Radoiçiqit  mund të bëhet nga secili shtet përfshirë edhe Kosovën edhe pse ajo nuk është pjesë e Interpolit.

“Po më vjen shumë mirë që Interpoli ka lëshuar fletarrest ndaj Radoiçiqit. Interpoli dhe Europoli janë polici ndërkombëtare… dhe posa të del prej kufijëve të Serbisë Radoiçiqi mund të arrestohet prej secilit shtet edhe secilit shtet që bashkëpunon me Interpolin edhe Kosova jonë edhe pse nuk është anëtare e Interpolit ka të drejtë me arrestu atë person….”, tha ai.

Teksa flet për hetimet e për sulmin në Banjskë, profesor Salihu thotë se institucionet e  Kosovës janë vonuar në përgatitjen e një raporti përfundimtar gjithëpërfshirës për atë se çfarë ka ndodhur më 24 shtator.

“Organet tona është dashtë mënjeherë pas përfundimit të këtij aksioni me sukses është dahstë të përgatisin një raport lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë dhe  në mënyrë dtë detajuar të të gjitha ato veprime si kush ka marrë pjesë, si kanë marrë pjesë ,  me çfarë armatimi, me çfarë qëllimi është bërë dhe t’i prezantohet opinionit publik dhe ndërkombëtareve në mënyrë që të ndërmerren veprimet e duhura..”, deklaroi ai.

Sipas tij, çdo vonesë në këtë drejtim është në favor të Serbisë.

“Më së largu deri në fund të këtij muaji duhet të përgatitet një raport gjithpërfshirës lidhur me ngjarjen e agresionit në Banjskë. Çdo vonesë e jona në shqyrtimin dhe ndriçimin e gjithanshëm të aksionit të paramilitarëve në krye me Radoiçiqin është e dëmshme për ne dhe në favor të Serbisë’./21Media

 

Back to top button