​Politikani serb gjobitet për mos regjistrim të veturës dhe mos të urdhrave policorë

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar në stacionin policor politikanin dhe propaganduesin serb, Aleksandër Arsenijeviq.

Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se Arsijeneviq, i cili është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”, është shoqëruar në stacionin policor pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte veturën pa regjistrim.

“E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa – njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani./21Media

Back to top button