Sallahu pyet: Ku janë parimet ndërkombëtare!?

Zëvendës ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka quajtur kidnapimin e tre policëve kosovarë nga ana e forcave serbe akt të agresionit brutal dhe të drejtëprdrejt kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, duke thënë se me këtë veprim është shkelur hapur, përveç rendit kushtetues të vendit, edhe Karta e Kombëve të Bashkuara, njofton rtv21.tv.

“Dhe asnjë reagim ndërkombëtar! Ku janë parimet ndërkombëtare!? Pse po pezullohet zbatimi i këtyre parimeve ndaj shtetit që është faktuar si cenues i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare!? Për më tepër, ku është drejtësia ndërkombëtare, dhe mbi çfarë kriteresh arrihet kur nuk bazohemi në dokumente themeltare që sigurojnë, paqen dhe sigurinë ndërkombëtare!?”, ka pyetur Sallahu në Facebook.

Numri dy i Drejtësisë përmendi edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili ende nuk ka reaguar për kidnapimin e policëve nga Serbia, duke thënë se pret një raport nga KFOR-i.

“Ajo bashkësia ndërkombëtare që Edi Rama dhe qarqe të tjera e përmendin shpesh dhe që janë pjesë të saj, kodin e sjelljes ndaj shteteve sovrane e kanë të  përcaktuar në Kartën e Kombëve të Bashkuara”, u shpreh Sallahu. /21Media

Back to top button