Sallat e operacionit po funksionojnë normalisht, thotë SHSKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka demantuar raportimet për kinse mungesë të ampulave në sallat e operacionit.
Në një njoftim për media thuhet se operacionet e pacientëve janë duke vijuar normalisht dhe se sasia e ampulës Fentanyl në SHSKUK ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.
“Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë. Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut te qytetarët”, përfundon njoftimi.