Samanta feston ditëlindjen, kaq vjet bëri

Këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella sot feston ditëlindjen e 31-të.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes Instagramit.
Siç duket festa ka filluar që mbrëmë dhe sigurisht urimet për këngëtarën nuk kanë munguar nga miqtë e familjarët e saj.
Në një ambient mjaftë të bukur, me shampanjë e me miq, për Samantën ”nata është ende heret”.

Ndryshe, kënga e fundit e Samantës është ”Cha Cha Cha” dhe ”Mala”, e cila është publikuar më 23 qershor të këtij viti./21Media

Back to top button