​S’ka efikasitet në Gjykatën e Apelit pa rritur numrin e gjyqtarëve

 
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në një konferencë për media prezantoi punën gjashtëmujore të këtij të viti, duke thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka arritur të përmbush kërkesat e kësaj gjykate.
Shala tha se në vitin 2021, mbi 10 mijë lëndë janë bartur nga vitet e kaluara, ndërsa brenda këtij viti janë pranuar mbi 9 mijë e 200 lëndë.
Ai tha se më shumë ngecje ka trajtimi i lëndëve të pazgjidhura në Departamentin Civil dhe kjo si pasojë e mungesës së gjyqtarëve.
Tutje, ai Shala theksoi se KGJK nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit, dhe se aktualisht kanë vetëm 11 gjyqtarë.
“Tek lëndët e korrupsioni kemi lëndë që kanë bazën juridike korrupsion në vitin 2020 kemi hyrë me 20 lëndë, 39 janë pranuar në vitin 2021 deri më tani në total kemi 59, 45 lëndë janë kryer edhe 14 janë në pritje”, tha ai.
Shala sot bëri të ditur se tashmë është në përfundim të mandatit të tij si kryetari i Gjykatës se Apelit. Ai ka listuar disa nga të arriturat e këtij institucioni gjatë mandatit të tij.
”Është rritur numri i lëndëve të zgjidhura. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme por jo i mjaftueshëm. Pa i rritur numri i gjyqtarëve nuk mund të këtë efikasitet”, tha ai.
Shala tha përkundër presioneve dhe shqetësimeve ka arritur të fitojë çdo betejë.

Back to top button