Samedin Mehmeti flet për RTV 21 për arsyet e dorëheqjes (Video)

“Pas një rasti kaq të rëndë të dhunimit është akt profesional të japë dorëheqje”

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga detyra, pas rastit të dhunimit të vajzës 11-vjeçare. Njoftimin për dorëheqjen e tij e bëri Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha kërkesa erdhi për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale. Tashmë kryeministri Albin Kurti ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm Fehmi Hoti, deri tani zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Pas dorëheqjes nga detyra e drejtorit të Policisë Samedin Mehmeti deklaroi për RTV 21 se pas një rasti kaq të rëndë të dhunimit dorëheqja është akt profesional./21Media

Back to top button