Sami Lushtaku i shkon për vizitë Don Xhonit

Reperi i njohur Don Xhon mbrëmë ka pasur mysafir në lokalin e tij Sami Lushtakun.
Don Xhoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ish kryetari i Skënderajt e përgëzoi reperin për suksesin  e tij në muzikë.
“Sot për vizitë e patëm gjeneral Sami Lushtakun, ku më përgëzoi për suksesin e krejt të arriturat e mia. Faleminderit kryetar, qofsh i respektuar. Drenicë me vulë t’kuqe deri në frymën e fundit”, shkroi Don Xhoni në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe reperi ka paralajmëruar edhe se më datë 7 korrik do të publikojë këngën e tij më të re, ku protagoniste në klip do të jetë Megi Pojani./21Media

Back to top button