Lushtaku ka krahasuar rastin "Drencia 1" me atë të Oliver Ivanoviqit

Lushtaku ka krahasuar rastin “Drencia 1” me atë të Oliver Ivanoviqit

Në fjalën e tij gjatë seancës në Gjykatën Supreme, Sami Lushtaku Rastin “Drenica 1” e krahasoi me atë të Oliver Ivanoviqit. “Unë tërë kohën kam kërkuar nga prokuroria prova, nëse i referohesh aktakuzës tonë dhe asaj të Oliver Ivanoviqit aty janë të vrarë me emra dhe mbiemra dhe ai sot është në shtëpi. E sot ne jemi në burg për vrasje të cilat nuk ekzistojnë”, tha Lushtaku, raporton Kallxo.com.

Lushtaku ishte dënuar në vitin 2015 me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për një vrasje të kryer në vitin 1998, edhe pse nuk dihej kush ishte vrarë, ndërsa vitin e kaluar Gjykata e Apelit e dënoi Lushtakun për përgjegjësi komanduese me 7 vjet burg.

Lushtaku më tutje gjatë fjalës së tij, tha se nuk është e vërtetë që ishte bërë komandant i shtabit të Zonës Operative të Drenicës në kohën kur shkruhet për të dhe po ashtu  ai tha se do të kishte dashur të ishte komandant me tërë kuptimin e fjalës, por ashtu nuk ishte në kohën e luftës së UÇK-së.

Ndryshe sot Gjykata Supreme vendosi që në mes të korrikut të marr vendim për ankesat e Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut në lidhje me rastet “Drenica” 1 dhe “Drenica 2”