Dalin në sipërfaqe të dhënat e besueshme të 200 milionë amerikanëve!

Gabim trashanik i një kompanie në SHBA

Një kompani e marketingut, e angazhuar nga Komiteti Kombëtar i Republikanëve, gabimisht ka bërë publike të dhënat e ndjeshme personale të gati 200 milionë qytetarëve amerikanë.

Në mesin e të dhënave të publikuara ishin ditëlindjet, adresat, numrat e telefonit dhe përkatësia politike e gati 62 për qind të popullatës së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan rtv21.tv

Të dhënat kanë mundur të thirren dhe të hapen nëpërmjet të një serveri të kompanisë, Amazon, nëse individët kanë pasur lidhje me këtë faqe. Ky lëshim u zbulua nga analisti për rreziqe kibernetike, Kris Vikeri.

Ende nuk dihet se për sa kohë kanë qenë këto të dhëna publike në internet. Krahas detajeve personale, në mesin e të dhënave me gjasë ka qenë e nënvizuar edhe përkatësia fetare, etnike dhe politike e qytetarëve, si dhe qëndrimet e tyre në lidhje me temat kundërthënëse, siç janë kontrolli i armëve, të drejtën për abort dhe hulumtimin e qelizave amë./21Media

Back to top button