“Sami Lushtakut i ndalohet kandidimi për kryetar të Skënderajt”

 

Dje është konfirmuar kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skënderajt nga Partia Demokratike e Kosovës. Por, drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj, ka thënë se Lushtaku s’mund të garojë si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“PDK mundet me ja konfirmu Sami Lushtakut kandidaturen per Skenderaj, ama Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese ia ndalon, marr per baze faktin se te njejtit iu ka konfirmu nje denim nga Gjykata e Apelit ne vitin 2020. Kush eshte i denuar ne tre vitet e fundit me vendim te formes se prere, nga dita e mbajtjes se zgjedhjeve ka pengese juridike per te kandiduar qofte ne nivel qendror apo komunal”, ka thënë Miftaraj përmes një postimi në “Faceboook”./21Media

Back to top button