Liderët e BE-së në këtë Samit do të bisedojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët

Liderët e BE-së në këtë Samit do të bisedojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët

Siguria evropiane, problemi me migrimin dhe ndryshimet klimatike do të jenë një nga temat kryesore për të cilat do të debatojnë shefat e shteteve ose qeverive të anëtareve të BE-së në takimin e tyre dyditor, që sot fillon në Bruksel.

Siç njoftoi Këshilli Evropian, liderët e BE-së në këtë Samit do të bisedojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët, për sigurimin e vendeve të reja të punës, për marrëveshjen për ndryshime klimatike dhe për marrëdhëniet e jashtme.

Krahas kësaj, në kuadër të Samitit do të mbahet edhe seancë në format BE-27, gjegjësisht takim i shefave të shteteve ose qeverive të anëtareve të bllokut pa pjesëmarrje të kryeministres britanike Tereza Mej, në të cilin do të bisedohet për procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni dhe për ardhmërinë e saj pas Bregzitit.

Për nesër është parashikuar që kryeministrat e Estonisë, Bullgarisë dhe Austrisë t’i prezantojnë prioritetet e kryesimeve të vendeve të tyre me BE-në në 18 muaj e ardhshëm – nga 1 korriku i vitit 2017 deri më 31 dhjetor të vitit 2018.