Samiti i Berlinit: Nënshkruhen tri marrëveshje

Scholz: Gjashtë vendet e Ballkanit i përkasin Evropës.Leyen: Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin.Kurti: Ka dy vjet që negociojmë për marrëveshje
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në Berlin se Evropa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i tejkalojnë përçarjet. Samiti i Procesit të Berlinit, që mblodhi udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën kryesimin e kancelarit gjerman, përfundoi me nënshkrimin e tri marrëveshjeve, përfshirë njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale./21Media

Back to top button