Suspendohet drejtori i policisë në Veri, Nenad Gjuriq

Ai refuzoi t’i zbatojë qortimet për targat
Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna drejtorin rajonal të Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq, pasi i njëjti dyshohet se ka refuzuar të zbatojë vendimin për shqiptimin e qortimeve ndaj qytetarëve serbë për targat. Pezullimi tij erdhi me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve është mbi të gjitha cenim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit dhe se nuk do të lejohet asnjë veprim që cenon këtë mision. Njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se me këtë qasje, Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën./21Media
 

Back to top button