Kaloni te përmbajtja kryesore

​Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, Rama pritet nga Mbreti Frederiku X

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Kopenhagë ku të enjten do të merr pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian.

Samiti, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa, do të ketë në fokus situatën e sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë e më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

Pasditen e sotme, Rama u prit nga Mbreti Frederiku X dhe Mbretëresha Margrethe II në Pallatin Amalienborg në Kopenhagë, thuhet në një postim në Facebook.

Ndryshe, në qendër të diskutimeve në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të jenë forcimi i përkrahjes për Ukrainën, siguria në Evropë dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të sigurt përballë sfidave aktuale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button