Samiti i Tiranës pa Kosovën

Takimi i sotëm në Tiranë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të mbahet pa praninë e Kosovës në tryezë. Kjo pasi kryeministri, Albin Kurti ka vendosur që të marrë pjesë në një sumpozium që po zhvillohet në Greqi.

U raportuar se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi do të marr pjesë në këtë takim, por më pas u refuzua nga Qeveria shqiptare, megjithatë sipas Klisman Kadiut, këshilltar i Bislimit kjo nuk është e vërtetë.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka thënë Kadiu./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button