Sancho rikthehet te Borussia Dortmundi

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë “HERE WE GO” për rikthimin e Jadon Sanchos te Borussia Dortmundi.

Sancho rikthehet te Dortmundi në formë huazimi nga Manchester United.

Akordi është arritur mes dy klubeve në një marrëveshje huazimi që kap shifrën e katër milionë eurove.

Nuk është përfshirë ndonjë opsion me të drejtë blerje në marrëveshje, do të jetë vetëm huazim.

Dortmundi dëshiron që Sancho të udhëtojë sot nëse gjithçka shkon sipas planit. Sancho e donte me çdo kusht rikthimin te Borussia Dortmundi, dhe tanimë kjo është e kryer.

Back to top button