Sanders në epërsi, shumë afër fitores në Nevada

Bernie Sanders “çimenton” statusin e garës

Kandidati për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Partisë Demokratike, Bernie Sanders, e ka përforcuar  statusin e udhëheqësit në garën brenda partisë pas rezultatit pozitiv në Nevada, transmeton 21Media.

Ai pritet t’i fitojë zgjedhjet partiake në këtë shtet. Sipas rezultateve të para, Sanders do të shënojë fitore bindëse me epërsi të lartë ndaj kandidatëve të tjerë.

Pas numërimit të 50% të kutive të votimit në Nevada, Bernie Sanders i ka marrë 47% të votave, ndërsa Joe Biden ndodhet në vendin e dytë me vetëm 19%.

Në vendin e tretë ndodhet kandidati, Pete Buttigieg, me 15% të votave, kurse në vendin e katër Elizabeth Warren me vetëm 10%.

Në anën tjetër, presidenti Donald Trump e vlerësoi fitoren e Sanders-it në Nevada, megjithatë, e sulmoi atë, duke e quajtur “Bernie i çmendur”./21Media

Back to top button