Sanksionet e reja energjetike, Von der Leyen shkon në Hungari

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Hungari për të takuar kryeministrin Viktor Orban, teksa BE-ja përpiqet të bjerë dakord për sanksione të reja energjetike kundër Rusisë.
Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian tha se dyshja do të diskutojë çështje që lidhen me sigurinë evropiane të furnizimit me energji, përcjell rtv21.tv
Vendet anëtare deri më tani nuk kanë arritur të bien dakord për një paketë të gjashtë sanksionesh – pika e pengimit është një ndalim i propozuar, me faza, i importeve të naftës ruse, raporton BBC
Ambasadorët e BE-së u takuan gjatë fundjavës, por nuk pati asnjë përparim.
Më herët sekretari i Shtetit për Komunikimin Ndërkombëtar të Hungarisë, Zoltan Kovacs, përsëriti se Hungaria nuk do të mbështesë sanksionet, duke thënë se do të ishte si një bombë atomike për ekonominë hungareze./21Media

Back to top button