“Sanksionet ndaj Kosovës mund të shtohen, Qeveria të reflektojë”

Bashkimi Evropian sërish ia ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kosovës për pasoja nëse vazhdon të ndërmarrë hapa, siç i ka quajtur, të njëanshme në veri të vendit.  Në një përgjigje për RTV21 zëdhënësi i Unioniti, Peter Stano, tha  se çdo hap i pakoordinuar do të rritë tensionet dhe do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në këtë pjesë. Sinjaleve dhe kritikave të  BE-së dhe të SHBA-së nuk iu përgjigj  kryeministri Kurti kur u pyet nga gazetarët për veprimet e Qeverisë në  veri dhe paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, duke iu përgjigjur kritikave të BE-së thotë se në veri nuk ka përshkallëzim, por normalizim dhe shtrirje të legjitimitetit. Sipas tij, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë.

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, i konsideron shqetësuese   paralajmërimet e BE-së për pasoja ndaj Kosovës. Thotë se Qeveria duhet të creflektojë ndaj sugjerimeve të ndërkombëtarëve për koordinim të veprimeve në veri.

‘’Nuk është asgjë e re që po dëgjojmë kritika ndaj kësaj Qeverie. Është fatkeqësi se në cfarë gjendje ka ardhë Kosova. Qytetarët po e paguajnë faturën e sjellëve të Qeverisë”, tha Ahmetaj për rtv21.tv

Ish-konsulli i Kosovës në Gjermani, Lutfi Bilalli, vlerëson se kritikat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj veprimeve të Qeverisë  së Kosovës do të kenë pasoja për vendin. Sipas tij, për shkak të veprimeve të Qeverisë në veri të vendit, Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione shtesë ndaj Kosovës.

‘’Këto reagime tregojnë se na pret një vjeshtë e nxehtë. Qeveria të i lexoj me kujdes reagimet e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është një trysni që palët të vazhdojnë bisedimet në Bruksel”, tha Bilalli.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një takim të nivelit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës./RTV21/21Media

 

Back to top button