Sanksionet që Britania e Madhe do të vendosë ndaj Rusisë

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi për sanksionet e fundit kundër Rusisë, duke thënë se ukrainasit po ofrojnë një “mbrojtje të ashpër” dhe duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin një “agresor me gjak”.
Ai njoftoi se të gjitha bankat kryesore ruse do të përballen me një ngrirje të plotë të aktiveve në Britaninë e Madhe.
Kryeministri, siç raporton BBC, premtoi gjithashtu legjislacionin javën e ardhshme, për të ndaluar kompanitë e mëdha ruse të rrisin financat/borxhin në tregjet e Britaninë e Madhe.
Johnson tha se do të ketë kufizime në shumën që rusët mund të depozitojnë në bankat e Mbretërisë së Bashkuar, me ngrirjen e aseteve të shtrira në rreth 100 persona të tjerë.
Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet nga MB, thotë ai, ndërsa do të ketë “kontrolle të rrepta të eksportit” për teknologjinë e shitur në Rusi.
Masa të ngjashme do të vendosen edhe ndaj Bjellorusisë, tha kryeministri, përcjellë rtv21.tv
“Oligarkët në Londër nuk do të kenë ku të fshihen”, shtoi ai.
Sanksionet që Britania e Madhe do të vendosë ndaj Rusisë:
1. Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Britanisë. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes MB. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB
2. Legjislacion që do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Britanisë
3. Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja
4. Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të aterojë në Britaninë e Madhe
5. Do të ketë një pezullim të licencave të eksportit me përdorim të dyfishtë për të mbuluar gjërat që mund të përdoren për qëllime ushtarake
6. Do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës
7. Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Britanisë
8. Britania ka një qëllim të “punojë me aleatët” për të mbyllur pagesat e Swift
9. Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës
10. Britania do të sjellë pjesë të projektligjit për krimin ekonomik përpara pushimeve të Pashkëve./21Media

Back to top button