Zelensky: Forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e centralit bërthamor

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Chernobylit.
“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Chernobylin [Centralin Bërthamor]. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet. Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Evropës”, shkroi Zelensky në Twitter.
Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri jehonë paralajmërimit të Zelensky, duke postuar në Twitter se një sulm rus në Ukrainë mund të “shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.
“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Chernobyl”, shkroi ministria në Twitter.
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova tha se forcat ruse kishin tentuar të merrnin kontrollin e termocentralit bërthamor të Chernobyl, duke shtuar se Garda Kombëtare e Ukrainës po punon për të mbrojtur centralin bërthamor nga sulmet.
“Ata bënë një përpjekje për të kapur termocentralin bërthamor të Chernobylit dhe lufta po shkon pikërisht atje me Gardën Kombëtare të Ukrainës që mbron stacionin e Chernobylit nga sulmi. Për herë të parë që nga katastrofa bërthamore e Chernobylit – pas së cilës Ukraina ka mbrojtur, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë, botën nga një fatkeqësi tjetër bërthamore – ne duhet ta mbrojmë atë përsëri nga forcat ruse”, tha Markarova gjatë një konference për shtyp./21Media

Back to top button