Santi Cazorla dëshiron rikthimin te Arsenali

Santi Cazorla e ka pranuar se do të dëshironte të rikthehej te Arsenali për të ndihmuar mikun e tij dhe ish-shokun e skuadrës, Mikel Artetan.
Cazorla kaloi gjashtë vjet në Arsenal pasi nënshkroi për klubin në vitin 2012 dhe krijoi një lidhje të ngushtë me Artetan në atë kohë.
Duke qenë një bashkëkombës spanjoll, Arteta e ndihmoi bashkatdhetarin e tij të ambientohej në klub dhe në Londër në përgjithësi.
Arteta tani është duke menaxhuar Arsenalin dhe po bën një punë të shkëlqyer, me skuadrën që është në krye të Premier Ligës, ndërsa Cazorla po e vazhdon karrierën e tij si lojtar në Katar.
37-vjeçari ende nuk ka vendosur se çfarë dëshiron të bëjë saktësisht pas kësaj, por e di se dëshiron të rikthehet në Arsenal.
“Sigurisht që do të doja të kthehesha. Më duhet të pres nëse klubi mendon për mua, nëse mund të ndihmoj në diçka, si trajner apo drejtor sportiv”.
Ai është mirënjohës për ndihmën që mori nga Arteta dhe gruaja e tij kur iu bashkua Arsenalit dhe tani dëshiron të kthejë favorin.
“Kur mbërrita në Arsenal, nuk flisja anglisht – asgjë. Mbaj mend që ditën e parë ai ishte aty për të më mirëpritur dhe pas kësaj, ai ishte shumë i rëndësishëm çdo ditë. Ata e ndihmuan shumë familjen time, kështu që dua të them: Mikel, faleminderit”, tha Cazorla.
Arsenali fitoi vetëm Kupat e FA ndërsa Cazorla ishte pjesë e klubit, në atë që ishte një periudhë zhgënjyese për klubin, por mesfushori është i bindur se Arteta mund të rikthejë ditët e lavdisë te “Topçinjtë”.

Back to top button