Sara Hoxha shkëlqeu në paraqitjen e parë në “Dancing With the Stars”

Sara Hoxha, një ndër emrat më të komentuar të rrjeteve sociale, është zhvendosur për disa kohë nga Prishtina në Tiranë për programin më popullor të kërcimit në botë, “Dancing With the Stars” që tashmë ka filluar edhe në Shqipëri.
Në këtë garë, ajo ka partner Luixhinon, me të cilin dhanë sonte performancën e tyre të parë.
Sara dhe Luixhino shkëlqyen në një “Cha Cha”.


Mbështetje të madhe për rrugëtimin e saj në “Dancing With the Stars”, Sara po merr nga partneri i saj, reperi Ledri Vula dhe vajza e tyre, Poem Blu.
Në Instagram, Ledri ka postuar video nga performanca e Sarës, me mbishkrimin “sonte s’ka gjumë, Poem po e suporton mamin”./21Media

 

Back to top button