Kaloni te përmbajtja kryesore

Saraçini vlerëson lart kontributin e Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryesuesi i Bordit të Radio Televizionit 21, gazetari, Eugen Saraçini në konferencën me temë “Rugova dhe Perëndimi” , përmendi rolin e ish presidentit Ibrahim Rugova në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Roli i Rugovës si lider i LDK-së filloi gradualisht të ndryshojë jo vetëm në kuadër të aktiviteteve të tija në LDK si lider partiak, por edhe të një babai të shoqërisë që zhvillonte aktivitetet në favor të interesit të përbashkët. Ibrahim Rugova nuk kishte kah të orientohej përpos të ishte properëndimor frymonte në mënyrë perëndimore dhe reflektonte në mënyrë perëndimore”, tha Saraçini.

Ai po ashtu përmendi konferencat e Rugovës që mbaheshin çdo të premte. Saraçini tha se përmes tyre Rugova arriti që të përçojë idetë e tij.

“Çdo të premte mbaheshnin press-konferencat në të cilën Ibrahim Rugova i tregonte vizionet e tija siç u përmend e të cilat përsëriteshin por është interesant eho-ja e atyre mendimeve shumë shpejt mbërrinte prapa në qytete e fshatra tjera, për arsye se pothuajse të gjithë folnin me fjalët e Rugovës dhe kishin bindje të tilla si në fshat prej grave të moshuarve e të rinjve të gjithë ishin një zëri në kërkesat e shqiptarëve në mbrojtje të kërkesave të tyre. Ne si gazetarë atëherë edhe të organizuar një asociacioni ose një klubi të gazetarëve përpiqeshim që sa më shumë t’i japim zë qëndrimeve të Rugovës, aktiviteteve të ndryshme posaçërisht në krijimin e sistemit paralele në arsim dhe në aktivitete tjera, por interesant është se me krijimin ose themelimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës u krijuan edhe dikastere të ndryshme të cilat ishin varësisht nga dikasteri ishin më aktive ndërkaq disa më pak aktive. “, shtoi Eugen Saraçini.

Kryesuesi i Bordit të Radio Televizionit 21, gazetari, Eugen Saraçini, vuri në pah përpjekjet e Rugovës për miqësinë me aleatët ndërkombëtar.

“Ajo që është më e rëndësishme orvatjet e presidentit Rugova që çështja e Kosovës të ndërkombëtarizohej natyrisht që përmes kontakteve të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij ja këtu e kam edhe zotëri Alush Gashin i cili ka qenë në qindra qindra takime së bashku me Rugovën në anë e mbanë Evropën dhe SHBA-në ka qenë imanencë që të përafrohej miqësia me aleatët të cilat konsiderohen që mund të ndikojnë në ndryshmin e gjendjes dhe situatës në Kosovë. Ajo pjesërisht në fazat e mëhershme ndodhte mirëpo më vonë gjithnjë e më tepër në një anë duke diskutuar në një anë duke pasur takime të rëndësishme dhe nga ana tjetër duke shfrytëzuar edhe PR edhe mediat e ndryshme si lokale dhe ato ndërkombëtare arrihej gjithnjë e më tepër që e vërteta e Kosovës të distribuohej dhe të krijoheshin lidhje miqësore”, tha Saraçini.

Ai po ashtu foli edhe për kontributin e Rugovës për të bindur shtetet e NATOS-s që intervenimi në Kosovë të bëhet edhe përmes trupave tokësore.

“ Dëgjuam më herët nga zoti D’Alema për dielmat e disa shteteve për të intervenuar në Kosovë përmes avionëve luftarak por edh përmes trupave të NATO-s të cilat do të duheshin të instaloheshin brenda, do të duhej të bëhet çmos të krijohet një ambient që përmes miqve do të duhej të reflektonte. Kjo ndodhi edhe me presidentin amerikan Bill Clinton, i cili duke dëgjuar edhe këshillat e eksperteve edhe reflektimit të mediave po edhe individë të cilët bisedonin jo vetëm më të por, edhe me Hilary Clinton e më shumë zonja që kanë ndikuar në ndryshimin e opinionit për Kosovën dhe emergjencën për ndërhyrjen e trupave të NATO-s brenda u arrit konsensusi që të ndodhte pastaj ajo çfarë ndodhi“, tha ai.

Saraçini në fund foli edhe raportet aktuale të Kosovës me aleatët ndërkombëtar, të cilat sipas tij nuk po vijnë në rend të parë, duke u zevëndësuar me intersat për të qenë në pushtet.

“Natyrisht flasim për një shkallë për një nivel shumë të lartë të krijimit të miqësive dhe të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, por edhe krijimit të miqësive të shumta të cilat për fat të keq kohëve të fundit nuk po i ndjejmë për arsye se interesat kombëtare , interesat e Kosovës disi sikur po shmangen me interesat e të qenurit e në karrigen e pushtetit, dhe të qenurit në sirtar me inferiore të këtyre interesave, atë që tha Rama është jashtëzakonisht e rëndësishme që Rugova kishte mundësi që të krijonte një front unik politik brenda Kosovës por kishte mundësi që në Rambuje të zmbrapset dhe të ia jep një rol meritor edhe përfaqësuesve të UÇK-së, atëherë pse edhe sot nuk mund të krijohet një grupacion ku do të kishim mundur që me në thelb dhe në mënyrë më të detajuar të shohim se cilat janë interesant tona thelbësore, doktrina e Rugovës na mundësoi miqësia dhe relacionet me aleatët tonë të ngrihen sërish në nivelin e duhur dhe të kemi një prosperitet më të siguritë. Dhe për së fundi prapë mendoj se ai që është imanencë sot është që ne t’i shikojmë punët tona, interesant tona.Kosova i ka kufijtë e vet, e ka politikën e vet duhet ta ketë politikën e vet dhe aspak të mos çajë kokë se çfarë provokimesh dhe në atë rrugë se çfarë do të thotë problemesh mund të krijojë Serbia duke e shikuar vetëm interesin e vet”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button