Sarajeva, qyteti me ajrin më të ndotur në botë, Prishtina në vendin e 20-të

Kryeqyteti i Bosnje – Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën.

Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë.

Prishtina renditet në vendin e 20-të, ndonëse në orët e paradites ka qenë në vendin e 12-të.

Shkupi është në vendin e tetë dhe Zagrebi në vendin e 13-të.

Back to top button