Saranda 45 minuta më afër Tiranës

Është hapur të shtunën rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor.
“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, ka shkruar Kumbaro në rrjetet sociale.
Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës.
Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit. /21Media

Back to top button