Kaloni te përmbajtja kryesore

U caktua lokacioni i Sunny Hill Festival

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival do të mbahet në në parkun e Gërmisë. Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka informuar se janë siguruar lejet e nevojshme.
Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, sipas Ramës, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali.
“Sunny Hill Festival zotohet se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival.”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë tjera përkatëse, bashkë me Komunën e Prishtinës janë zotuar të ofrojnë mbështetje të plotë për realizimin e një edicioni të jashtëzakonshëm të Sunny Hill Festival në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022./21Media
May be an image of outdoors and text that says 'GERMIA PARK 4567AUGUST AUGUST 2022 PRISHTINA, KOSOVA V1 SUNNY ÛNLL HILL FESTIVAL'

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button