Saranda Bogujevci vesh fustanin i cili është qëndisur me elemente të historive të dhimbshme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sarandë Bogujevci, i është bashkuar një fushate shumë të veçantë të quajtur ”The Red Dress”.
Ky projekt është i ideuar nga artistja britanike, Kirstie Macleod, dhe siguron një platformë artistike për gratë në të gjithë botën, shumë prej të cilave janë të margjinalizuara dhe jetojnë në varfëri, për të treguar historitë e tyre personale përmes qëndisjes, fustani ka udhëtuar nëpër botë për 12 vite.
Amabasada Britanike në Prishtinë ka rishpërndarë në faqen e tyre zyrtare në ”Facebook”, letrën e publikuar nga dizajnerja e fustanit në faqen e ”The Red Dress”, ku ka përmendur edhe masakrën që ka ushtruar Serbia ndaj familjes së deputetes, Saranda Bogujevci.
”Ajo mbijetoi 16 plumba dhe humbi 8 anëtarë të familjes së saj të afërt duke përfshirë nënën dhe dy vëllezërit gjatë një masakre të kryer nga Serbia gjatë spastrimit brutal etnik të shqiptarëve etnikë në krahinën e saj në atë kohë jugore në 1998-99. Katër vjet më vonë kur Saranda ishte 18 vjeç, ajo dhe tre kushërinjtë e saj u bënë shqiptarët e parë etnikë që dëshmuan para një gjykate serbe për mizoritë e kryera nga forcat nën Sllobodan Millosheviç. Falë dëshmive të tyre, pasuan disa dënime. Tani në moshën 35 vjeç, Saranda është një nga krijuesit e ndryshimeve në vend dhe është nënkryetare e Parlamentit. Edhe pse traditat patriarkale të Kosovës janë ende të forta, gratë po fitojnë përfaqësim më të madh politik në Kosovë – 43 vende në Parlament (36% e dhomës) tani i zënë gratë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button