Sarandos: Universi i ”Squid Game” sapo ka filluar

Drejtori i Përgjithshëm i Netflix, Ted Sarandos teksa ishte duke folur në një konferencë për të ardhurat e tremujorit të katërt me investitorët ka treguar se do të ketë një sezon të dytë të serialit ”Squid Game”.

”Absolutisht. Universi Squid Game sapo ka filluar”, ka thënë Sarandos, duke treguar se fansat mund të presin më tepër sesa thjesht një sezon të ri.

Ky i fundit e vendos ”Squid Game”-in, në të njëjtën kategori me shfaqjet për rritje jashtë serisë kryesore, shkruan Daily Mail.

Ai veçoi gjithashtu se përveç ”Squid Game” edhe hitet e tjera si ”Bridgerton”,  do të debutojë sezonin e tij të dytë në mars dhe ”Stranger Things”, e ka debutimin e sezonit të katërt këtë verë.

Sarandos nuk ofroi detaje të tjera në lidhje me kastin e aktorëve si dhe me ekipin krijues të ”Squid Game”./21Media

 

Back to top button