Sarrazin për vizat: Nga 1 janari do të bëhet ashtu siç është premtuar

(Lajm i përditësuar)


I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se për Gjermaninë vizat nuk janë më çështje. Dhe sipas tij nga 1 janari do të bëhet ashtu siç është premtuar.

Sarrazin në emisionin “Click Plus” në TV21 komentoi deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron sa i përket vizave për kosovarët. Ai theksoi se ky nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së.

“E para Qeveria e Kosovës duhet të mendojë nëse vërtetë po bën mirë dhe aq shumë qeveri në rajon dhe në BE mendojnë se po bën gabim. Kjo është natyrisht një gjë që i prek qytetarët e Kosovës… Kjo nuk është mirë për qytetarët e Kosovës dhe është problem natyrisht. Sa i përket heqjes së vizave, ju e dini se ka pasur një deklaratë të presidentit Macron. Dua ta them qartë se kjo nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së. Dhe e themi se 1 janari 2024 do të bëhet ashtu siç është pajtuar dhe premtuar. Nëse ne themi se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq duhet t’i përmbushin premtimet sa i përket shtendosjes ne nuk do të bëhemi më të mirë nëse nuk i përmbushim premtimet tona. Kultura e mos përmbushjes së premtimeve dhe të programeve që janë pajtuar është problem në rajon”, tha ai.


Sarrazin për situatën në veri: Për momentin duket të jetë një situatë shumë e keqe

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar në emisionin “Click Plus” në TV21 se për momentin duket të jetë një situatë shumë e keqe në veri, nga të dyja palët.

“Ata shpresojnë të arrijnë në marrëveshje, jo aq të madhe sa ishte në Ohër. Ne do të provojmë që të shmnagim këtë moment të konfrontimit dhe të kthehemi në një rrugë të shtendosjes siç është vendosur me planin e BE-së për shtendosje. Nuk ka një rrugë tjetër përveçse t’i bindim të dy liderët që të ecin kësaj rruge”, tha Manuel Sarrazin.

Ai tutje foli edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës duke shtuar se këto masa ishin mesazhe për shtendosje.

Ndërsa, ai tha se atë që e bëri Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan ishte gabim i madh.

“Këto janë masa të BE-së dhe mendoj se është relevante sepse sanksionet kanë tjetër nivel. Kishte një porosi të qartë të BE-së për Qeverinë e Kosovës se cfarë duam që ata të bëjnë për shtendosje… dhe kishte të bënte edhe për kryetarët e komunave. Por, zoti Kurti kishte një tjetër plan duke mos na përcjellur ne. Dhe BE-ja vendosi që të penalizojë këtë lloj të sjelljes dhe të themi se nuk e pranojmë këtë. Mendoj se të dyja palët duhet të punojnë në shtendosje dhe të kthehen në zbatim të Marrqveshjes së Ohrit. Dhe të dyja palët duhet të bëjnë hapa pozitiv për të ndërtuar kredibilitetin dhe të zbatojnë Marrëqveshjen e Ohrit. Z. Lajçak po punojn në këtë dhe ne e mbështesim atë në këtë gjë. Personalisht mendoj se ishte një gabim i madh çfarë ka bërë Albin Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan (me rastin e lëndimit të ushtarëve të KFOR-it dhe trazirave atje). Por, e gjithë ajo që ndodhi nuk ishte vetëm përgjegjësi e vetme e palës së Kosovës. Bashkimi Evropian iu komunikoi qartë atë që do që të bëhet, pra disa pika, me qëllim që situata të shtendoset. Mund të mos pajtoheni me këto vendime, por është standard i BE-së, 27 vendet anëtare, madje edhe QUINT-i. Mund ta keni pasur një plan më të mirë, por ndoshta jo të gjithë ju besojnë se ai plan është më i mirë. Unë nuk do të thosha se përgjegjësia është vetëm në njërën anë. Por është e thjeshtë, BE-ja tha: një, dy, tre, katër dhe pesë dhe ju nuk mund të bëni vetëm një me 25 për qind dhe një tjetër dhe prandaj BE-ja nuk mund të thotë “shumë mirë kjo është e mjaftueshme”. Kjo nuk çon drejt një pike që të thuhet se ishte gabim vetëm i Qeverisë së Kosovës ose se vetëm Qeveria e Kosovës nuk po bën mjaftueshëm për shtendosje. Unë dua që të Qeveria e Kosovës ta tesojë Qeverinë e Serbisë më shumë, duke lëvizur në përmbushje të pikave që edhe Qeveria e Serbisë të përmbushë pjesën e saj”, u shpreh Sarrazin për TV21./21Media

Back to top button