Sarrazin takohet me Vuçiqin, flasin për Kosovën

I dërguari special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilët të tjera kanë biseduar për takimin e ardhshëm në Bruksel, situatën në Kosovë dhe integrimin evropian të Serbisë.

“Takim i mirë me Manuel Sarazzin. Diskutuam për një spektër të gjerë temash, nga marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare deri te takimet e ardhshme në Bruksel dhe zhvillimi i situatës në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Po ashtu ai ka thënë se Sarazzin ka shkëmbyer mendime për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në këtë rrugë.

Back to top button