BSPK: Sot protestë, e herën tjetër…

1 min read

“Kërkojnë miratimin Projektligjit për paga, shtesat prej 100 eurove, sigurim shëndetësor…”

Qindra punëtorë të sektorit publik protestuan para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, përfshirë miratimin e Ligjit të pagave si dhe shtesat prej 100 eurove për cdo muaj deri në miratimin e këtij ligji. Protestuesit paralajmëruan veprime, siç thanë, edhe më të rënda, në rast të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e qeverisë. (Përgatiti: Valmire Hoti, kamera: Sejdi Canolli). /21Media