Zelensky dënoi sulmin me raketa kundër qendrës kulturore ku u plagosën 7 persona

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot dënoi sulmin me raketa kundër një qendre kulturore në rajonin e Kharkivit dhe tha se shtatë persona u plagosën në sulm, duke përfshirë një fëmijë 11-vjeçar.
Zelensky postoi një video të momentit kur raketat godasin Shtëpinë e Kulturës së saporinovuar në Lozova në kanalin e tij Telegram, dhe u shpreh se pas sulmit qëndronin forcat ruse.
“Okupatorët kanë identifikuar kulturën, arsimin dhe njerëzimin si armiq të tyre.”, tha ai, shkruan BBC/21Media

Back to top button