SBASHK-u nesër takim, do të diskutohet për “problemet lidhur me fillimin e vitit shkollor”

Sindikata e Bashkimit të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të hënën do të mbajë takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal, te selia e saj.

Takimi do të nisë nga ora 10:00, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në takim do të bisedohet për gjendjen aktuale në arsim dhe problemet lidhur me fillimin e vitit shkollor.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Back to top button