SBASHK-u: S’ka marrëveshje, Qeveria nuk bëri asnjë veprim pozitiv
SBASHK-u sot ka takuar Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Takimi mes palëve nuk solli zgjidhje.
Greva vazhdon, kështu kanë bërë të ditur MASHTI e SBASHK-u.
Sipas deklaratës së SBASHK-ut, përfaqësuesit e Sindikatave ishin të gatshëm për zgjidhje me dialog, “por përfaqësuesit e Qeverisë jo”.
“Duke parë se kanë filluar qarqe të caktuara të plasojnë komente e lajme jo të vërteta, ju informojmë nga Këshilli Grevist i BSPK-së e në bashkëpunim me Këshillin Grevist të SBASHK-ut janë mbajtur dy takime, njëri me MASHTI-n e tjetri me Këshillin Ekonomik Social në ambientet e Qeverisë së Kosovës. Përfaqësuesit e Sindikatave ishin në nivel dhe u angazhuan për zgjidhje të kërkesave me dialog, por përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë bërë asnjë veprim pozitiv”, thuhet në shkrimin e SBASHK-ut./21Media