SBBA dhe Uellsi ndahen baras

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsi janë ndarë baras 1-1 në ndeshjen e Grupit B të Kampionatit Botëror 2022.
Nga një gol u shënua në secilën pjesë. ShBA-të kaluan në epërsi në minutën 36’ dhe realizues ishte Weah.
Kur po mendohej se tre pikët e plota do t’i takonin ShBA-ve, në skenë doli sulmuesi Gareth Bale i cili barazoi rezultatin tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Pas ndeshjeve të para, grupin B e kryeson Anglia me tre pikë, e pasuar nga ShBA dhe Uellsi me nga një pikë si dhe e fundit është Irani pa pikë.

Back to top button