Kaloni te përmbajtja kryesore

Scamacca i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierën e tij

Le Parisien raporton se Paris Saint-Germaini do ta finalizojë marrëveshjen për Gianluca Scamaccan në javën e ardhshme.
Sulmuesi i Sassuolos është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, pas 16 golave të shënuar në 36 paraqitje në edicionin e kaluar.
PSG është pranë kompletimit të marrëveshjes për një shumë prej afro 50 milionë euro në total.
Gjërat pritet të përmbyllen në javën e ardhshme duke i mundësuar 23-vjeçarit që t’i bashkohet skuadrës së re në stërvitjet parasezonale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button