​Policia spanjolle sekuestroi tre dronë për kontrabandë nënujore të drogës

Policia spanjolle sekuestroi tre dronë për kontrabandë nënujore të drogës përmes detit nga Maroku.
Kjo ishte hera e parë që u zbuluan automjete nënujore të transportit të lëndëve narkotike pa pilot, raporton BBC
“Këto pajisje u lejojnë kontrabandistëve të transportojnë sasi të mëdha narkotike në distanca të gjata nëpër ngushticën e Gjibraltarit”, thuhet në deklaratën e policisë.
Dronët kanë një sistem navigimi GPS, kështu që ata mund të kontrollohen nga distanca nëpërmjet internetit.
Kapaciteti mbajtës i dronëve është 200 kilogramë. Policia tha se arrestoi tetë persona nga Cadiz, Malaga dhe Barcelona gjatë hetimeve 14-mujore. Kjo shkatërroi një grup të dyshuar për ndërtimin dhe shitjen e dronëve për kontrabandistët e drogës në të gjithë Evropën./KP

Back to top button