Schallenberg :Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë çelësi për zhbllokimin e derës së BE-së

Ministri për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka reaguar pas takimit me Ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se 16 vjet pas pavarësisë, Austria vazhdon të qëndrojë me Kosovën, ndërsa ka shtuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi për zhbllokimin e derës së Bashkimit Evropian.

“I kënaqur për të mirëpritur @gervallaschwarz në Vjenë! 16 vjet nga pavarësia, ne vazhdojmë të qëndrojmë fort pranë #Kosovës . Angazhimi konstruktiv nga të dyja palët në Dialogun #BeogradePrishtina është çelësi për zhbllokimin e derës së BE-së”, ka shkruar Schallenberg në platformën “X”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës Ministrja Gërvalla është pritur të mërkurën në takim nga homologu i saj austriak, Alexander Schallenberg./21Media

Back to top button