”Schauerfilm”, fitoi çmimin për filmin më të mirë horror

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Schauerfilm”, me skenar dhe regji të Lorena Sopi ka fituar çmimin për filmin më të mirë horror.
Gjithashtu edhe regjisorja Sopi e ka fituar çmimin për regjisoren më të mirë në The Arabian Film Awards, Katar – Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në film trajtohet tema e filmit, ku në një nga shkollat e filmit, gjatë orës së historisë, mungojnë disa nxënës. Profesori dërgoi kolegjet për të ftuar studentët. Studentët që dërgohen për t’i ftuar ata nuk kthehen. Ata janë humbur dhe zhdukur në një mënyrë misterioze mes labirinteve dhe klasave të shkollës.
Në rolet kryesore luajnë: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa etj./21Media

Back to top button