Shkatërrimi i qytetit Dnipro pas sulmeve ruse

Sulmet ajrore sot kanë goditur qytetin Dnipro në Ukrainën qendrore. Ndër ndërtesat e goditura nga raketat ishin një fabrikë këpucësh dhe një bllok apartamentesh, transmeton rtv21.tv.
BBC ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.
“Kjo është ajo që bëjnë raketat ruse”, tha korrespondentja e BBC-së.
“Kjo fabrikë këpucësh është në mes të një zone banimi në Dnipro, roja i sigurisë dhe qeni i tij u vranë. Shumë banesa janë dëmtuar rëndë. Një grua u zgjua nga djali i saj duke bërtitur nga tmerri. Dhe të gjithë këta rusisht folës tani janë të zemëruar – me Rusinë”, tha ajo./21Media

Back to top button