Scholz: Fitorja e Macron, sinjal i fortë në favor të Evropës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, duke besuar se votuesit francezë kishin dërguar një “sinjal të fortë në favor të Evropës”.

“Urime i nderuar President! Votuesit tuaj sot dërguan një sinjal të fortë në favor të Evropës. Mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin e mirë”, ka shkruar Scholz në Twitter.
Macron, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përball lideres së ekstremit të djathtë Marin Le Pen./21Media
Back to top button