Scholz pas takimit me Vuçiq: Të dyja palët duhet t’u përmbahen detyrimeve të tyre

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se kanë biseduar për procesin procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Scholz ka shtuar se të gjitha obligimet e marra për këtë proces duhet të respketohen.
“Procesi i normalizimit të marrëdhënieve është i rëndësishëm për stabilizimin, ne duhet të zgjidhim të gjitha presionet e hapura, nevojitet guxim dhe të dyja palët duhet t’u përmbahen detyrimeve të tyre”, ka thënë Scholz.
Kancelari gjerman po ashtu i bëri me dije Vuçiqit, vendi i të cilit nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, se lufta është e parpanueshme.

“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholz, përcjellin mediat serbe.

Scholz ka shtuar se gjatë takimit gjithashtu kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet dypalëshe, por edhe situatën në rajon./21Media

Back to top button