Scholz s’pajtohet se dështuan bisedimet: Kurti e Vuçiq e thanë se do të implementohen marrëveshjet

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë për media të premten në Bruksel, pas përfundimit të Samitit dyditësh, ka folur edhe për takimet e djeshme me Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar.

Scholz ka theksuar se Kurti dhe Vuçiq e kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.

“Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiq thanë që propozimet konkrete, Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka theksuar Scholz.

Back to top button