“Scream” në krye të listës së filmave të vlerësuar në Box Office
Pas një muaji kryesimi në box office, filmit “Spider-Man: No Way Home” ia zuri vendin një film tjetër. Ai është filmi i Paramount Pictures “Scream”.
Ky film në box office debutoi me fitim të $30.6 millionë, ndërkaq sipas të dhënave, realizimi i tij kushtoi vetëm 25 milionë dollarë. U parashikua që gjatë këtij vikendi, përfshirë këtu edhe ditën e hënë me 17 janar, të fitojë deri në 35 milionë dollarë, pasi që u shënua kremta katër ditore në përkujtim të Martin Luther King Jr.
Shifrat nga shitjet e biletave për filmin Scream njëherësh tregojnë se ky film arriti sukses që me debtim, përkundër asaj se jemi në mes të pandemisë së COVID-19, ku rastet me Omicron sa shkojnë duke u shtuar.
Sa i përket tregut ndërkombëtar, Scream fitoi 18 milionë dollarë në 50 vende.
“Scream” është filmi i parë, regjinë e të cilit nuk e bëri regjisori Wes Craven. Ky regjisor ka vdekur në vitin 2015. Craven ka bërë regjinë e katër filmave të mëparshëm Scream.
Në filmin e ri me role paraqiten sërish aktorët: Neve Campbell, Courteney Cox e David Arquette. Ndërkaq, në mesin e aktorëve të rinj janë: Melissa Barrera, Jenna Ortega dhe Jack Quaid.
Filmi “Spider-Man: No Way Home” me këtë rast u radhit në pozitën e dytë të Box Office, megjithatë vazhdon të arrijë suksese. Ai në javën e pestë të lansimit fitoi $20.8 milionë dollarë. Spider-Man No Way Home, në Box Office botëror deri më tani ka fituar 1.6 miliardë dollarë.
Sipas kompanisë, për analizimin e të dhënave për shitjet e biletave të filmave, Comscore, vlerësimet e filmave në box office u bënë nga e premtja, më datën 14 deri të dielën, më 16 janar 2022./21Media