Rizvanolli mbajti takim koordinues me Shoqërinë Civile për Strategjinë e Energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot mbajti takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile për të koordinuar objektivat dhe aktivitetet sa i përket hartimit të Strategjisë së Energjisë 2022-2031.
Përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e Ministrisë së Ekonomisë, u bë e ditur se Rizvanolli e ka prezentuar vizionin, i cili udhëheqë Strategjinë e Energjisë 2022-2031 por edhe rrugën e Kosovës drejt dekarbonizimit deri në vitin 2050.

Kujtojmë që, një javë më parë Rizvanolli ka deklaruar se nga aksioni që është zhvilluar në Leposaviq ku janë konfiskuar 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave janë kursyer mbi 50 mijë euro./21Media

Back to top button